Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të martë, 7 prill, ka mbledhur grupin parlamentar të PS.
Sipas informacioneve që ka mësuar ABC News, Rama u ka lënë porosit deputetëve dhe ministrave socialistë që të zhvillojnë takime dhe të kenë komunikim të vazhdueshëm në bazë.
Ndërkohë paralajmëroi se do të zbresë vetë në terren për të pyetur nëse deputetët apo ministrat janë angazhuar në këtë tur dhe kanë takuar qytetarët. Vetë kreu i qeverisë vazhdon turin këtë të martë në Lezhë.
Takimi vjen në kuadër të turit “Punët për Shqipërinë” dhe kishte në fokus rienergjizimin dhe procesin zgjedhor në forumet drejtuese./abcnews.al