Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të shtunë, 28 mars, grupin parlamentar të PS. Takimi do të nisë në orën 11:00 dhe do të mbahet te Pallati i Brigadave.
Në fokus të këtij takimi do të jetë strategjia parlamentare socialiste, me epiqendër çështjen prioritare të qeverisë Rama, atë të integrimit të Shqipërisë në BE.
Sipas agjendës i pari që do të mbajë fjalën do të jetë kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, pas tij do të mbajë fjalën kryeministri i vendit Edi Rama.
Më pas do të ketë raportime nga eksponentë të lartë zyrtarë, në PS. pritet që të raportojë drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli. Më tej, do raportojë Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku.
Pas raportimeve kryeministri Rama do të bëjë një përmbledhje të gjithë asaj që u fol në mbledhje dhe më pas do të jetë sërish fjala e Taulant Ballës për të bërë përmbylljen e mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS.


