Kryeministri Edi Rama i është drejtuar qytetarëve me një videomesazh një natë para ndërrimit të viteve, duke deklaruar se “2020 do të jetë viti i një rifillimi të ri”. Ai e nisi fjalimin me termetin, duke cilësuar se “situata mund të ishte më e rëndë nëse nuk do të ndërhyhej në kohë”. Më tej Rama shpalli gjithë prioritet e qeverisë së tij për vitin 2020, duke përsëritur se kjo është barra më e rëndë që i ka rënë ndonjë qeverie, por ai dhe mazhoranca janë gati ta rikthejnë këtë fatkeqësi natyrore në një rilindje ekonomike e sociale.
Pjesë nga fjalimi i Kryeministrit:
Ishte mrekulli që numri i të vdekurve nga termeti nuk ishte më i madh. Kjo mrekulli ishte nga dora e zotit që u ndal aty, por edhe nga mijëra duart tona…
Jetuam ditë e netë të paharrueshme. Pamë vlerën e paçmueshme të njerëzillëkut shqiptar. Ne ia dolëm, përtej jetëve që nuk i kthejmë dot, përtej shkatërrimeve, ne ia dolëm që të mos lëmë vetëm asnjë fatkeq. Nuk ngelem peng i kampeve. Ia dolëm tu japim strehë dhe ushqim të ngrohtë mijëra familjeve. Mijëra të tjerëve u siguruam çadra dimërore. Ia dolëm ta përballojmë furtunën e emergjencës.
Po njësoj do ia dalim edhe me rindërtimin. Një qeverie nuk i ka rënë kurrë një barrë kaq e madhe. Sot jemi më të fortë se përpara termetit. Unë jam i bindur në forcën e kësaj shumice qeverisëse. Librat e shenjtë thonë se termeti vjen si e një keqe e madhe, por dhe si mundësi që njerëzit të pendohen e pastrohen. Në sytë e mi ky është momenti i një fillimi të ri.
Nuk duhet ta humbim këtë moment të ri, pas termetit do të kemi rilindje ekonomike e sociale. Ta shtyjmë me forcë përpara, çdo punë që s’duhet lënë për nesër. Me rindërtimin e shtëpive do ta kthejmë vitin e ri viti 2020 vitin e punës shembullore. Deri në fund të vitit 2020 çdo familje jashtë qytetit duhet të hyjë në banesë të re, deri në gjysmën e parë të 2020 në qytetet e dëmtuara duhet të jenë hapur kantieret e lagjeve të reja. Shkollat dhe cerdhet e shembura do të rindërtohen nga e para deri në shtatoritn e ardhshëm. Rindërtimin do ta bëjmë pa cënuar priotiret e këtij mandati qverisës. 2020 viti i një kthese për qytetarët.
Termeti i shtetit do bjerë mbi të fortët
Rama: Viti 2020 duhet të shënohet si viti kundër forcës së krimit. Me të nisur Viti i ri tërmeti i shtetit do të bjerë fuqishëm mbi të fortët, që i bëjnë karshillëk komunitetit dhe këtij vendi, që nuk meriton njollën e pisllëkut. Kush është akuzuar nga Prokuroria dhe i ka shpëtuar drejtësisë, duhet të provojë pastërtinë e burimit të pasurisë. Kush i ka shpëtuar drejtësisë me anë të KÇK, do të përgjigjet.
/abcnews.al