Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: Kush t’i lë telefonat në spital COVID?! Mjekët paguhen më shumë se do merrnin në Gjermani

schedule11:46 - 11 Nëntor, 2020

schedule 11:46 - 11 Nëntor, 2020

Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ka deklaruar gjatë fjalës së tij në konferencë me gazetarët se autoambulancat që presin jashtë spitalit Infektiv i nënshtrohen një procedure që merr zgjidhje nga mjekët. Rama tha se telefonat nuk lejohen në asnjë spital Covid as në vendet e tjera të botës.

“Flisni për radhën e autoambulancave. Ka një procedurë për pacientët. Kush t’i të telefonat në spital Covid. Çfarë është spitali Covid, është stadium apo është dasmë për të bërë video. Jemi angazhuar edhe për sigurimin e vaksinës si kanë bërë të tjerët. Në buxhetin e ardhshëm parashikojmë 9.4% të buxhetit vetëm për shëndetësinë. Është shifra më e lartë në 30 vjet”. tha Rama.



Kryeministri deklaroi se mjekët sot marrin para më shumë se do merrnin po të largoheshin drejt Gjermanisë, ndërsa shtoi se ka një fond rezervë për mjekët dhe infermierët që presin të punësohen në rast përkeqësimi të situatës.

“Mjekët do çojnë para në shtëpi më shumë se do çonin po të shkonin në Gjermani. Merreni dhe verifikojini. 6.5 mln dollarë janë vënë menjëanë nëse do duhet të futen më shumë mjekë dhe infermierë që janë regjistruar. Janë me listë jo si dëshmorët e Likes. 1.2 mld të tjera për kapacitete laboratorike dhe 1.4 mld për sigurimin e vaksinës përmes aleancës Covax.  Vala dytë është më e fortë se e para dhe ne duhet të jemi të përgatitur”, u shpreh Rama./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!