Rama kritikon Gjuzin: Kur vesh kravatë, fute këmishën brenda… o Naltmadhni!

schedule14:02 - 4 Qershor, 2020

schedule 14:02 - 4 Qershor, 2020

Së seancën plenare ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë Kryeministri Edi Rama ka folur  për reformën zgjedhore dhe negociatat që po bëhen nga ndërkombëtarët.

Ndërsa mbante fjalën e tij,  deputeti Kujtim Gjuzi ka ndërhyrë duke bërë që kryeministri ta kritikojë për veshjen.

“Realizimi i votës së emigrantëve është sistem, se fillon dot punën kur je në dilemë, a të hyj apo jo në kotec. Naltmadhni, të lutem, mbaj fronin! Të lutem se princ Lekën e nxore jashtë loje. Ke një kontradiktë në objekt, edhe naltmadhni edhe gjuz nuk shkon. Edhe diçka, kur vesh kravatë, këmishën fute brenda. Është A-ja e abc-së së oborrit mbretëror”, tha Rama./abcnews.al