Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur disa kritikëvë dhe protesuesve që këkrojnë largimin e tij nga qeveria.
Rama thotë se ai ka lidhur kontratë me votuesit e tij dhe nuk e ka në plan largimin.
“Unë jam i lidhur me kontratë me popullin sovran të Shqipërisë me të cilin kam firmosur deri në 2029 dhe nuk kanë para për të yshtur këtë protestë dhe unë nuk i ngatërroj me këto personazhe të padinjitetshme”.
Rama ndau qytetarët që protestojnë për probleme të tyre.
“Me t’u neutralizuar e keqja e madhe me shumë koka që ka kapur për fyti protestën, do të kthehem drejt masës domethënëse të njerëzve dhe do t’u them se çfarë kam kuptuar nga e gjithë kjo nevojë e tyre për të protestuar dhe si mendoj unë se duhen adresuar ato që, së brendshmi, sinqerisht i thërrasin njerëzit drejt protestës, drejt nevojës për t’u dëgjuar, drejt admirimit për ata që protestojnë në emër të tyre.”



