Rama ka dështuar, Basha: Duhet të rikthejmë besimin e biznesit

schedule17:27 - 8 Nëntor, 2019

schedule 17:27 - 8 Nëntor, 2019

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar turin “Rrugëtimi për Shqipërinë”, ndalesa e radhës është në Krujë. Basha në bashkëbisedim me të rinjtë është ndalur tek problematikat dhe sfidat që i rëndojnë më shumë rinisë, e cila sipas tij është lënë në mëshirë të fatit nga qeveria. “Rinisë, të rinjve dhe rejave të Krujës i kemi një borxh shumë të madh, në këto 30 vite janë përballur me sfida të egra”, tha Basha. “Qeveria e ka braktisur vendin nuk ka asnjë zgjidhje, asnjë ofertë për të larguar krizën”, u shpreh Basha. “Rama ka dështuar, ndaj duhet të rikthejmë besimin e biznesit”, theksoi Basha.

Papunësia dhe mjerimi janë produkt i kësaj qeverie. Kjo qeveri nuk ka asnjë zgjidhje. E vetmja rrugë që kjo qeveri i ka treguar rinisë, është emigracioni. Rinia është përballë dy zgjidhjeve, kriminalizimin ose emigrimin. Unë ju premtoj se do bëjmë gjithçka që të mos zgjidhni këto dy rrugë, por të qëndroni e të ndërtoni të ardhmen këtu”, u shpreh Basha. /abcnews.al