Kryeministri Edi Rama gjatë ditës së sotme dha një video mesazh në faqen e tij në Facebook. Këtë video mesazh Rama e nisi duke dhënë shembullin e tij personal të larjes së duarve, duke treguar edhe mënyrën specifike të larjes së duarve sipas rekomandimeve të strukturave shëndetësore.
Në këtë videomeszh Rama përsëriti rregullat që duhet të respektojmë për të ruajtur veten dhe të tjerët.
“Për mua ska më asnjë hap jashtë zyre, larje duarsh rregullisht, kontakte fizike të reduktuara deri në 80 %, askush më afër se dy metra, sepse 1 metër është pak për mua që duhet ti ruhem rrezikut të puthjes nga Korona.
80 % e punës kryhet përmes një celulave dixhitale që ishi ngritur në këtë kohë emergjencash dhe ishin gati për këtë kohë lufte, gjendje e detyrueshme për tu mbrojtur nga korona për tu mos u kthyer në një transmetues të virusit”, nisi videomesazhin Rama./abcnews.al