Rama investitorëve të huaj: Ejani në Shqipëri të fitoni shumë

schedule17:38 - 26 Shkurt, 2018

schedule 17:38 - 26 Shkurt, 2018

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në samitin e Ballkanit në Londër. Ai ftoi sipërmarrësit anglezë e jo vetëm që të investojnë në Shqipëri, kryesisht në sektorin e turizmit duke i siguruar se do të jetë fitimprurës për ta.

Edi Rama: “Duket sikur po bëjmë fushatë dhe unë do të thoja që i provuat të gjithë ata dhe tani provoni Shqipërinë”.

Kështu e nis kryeministri Edi Rama fjalimin e tij në panelin e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në selinë e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Për të joshur investitorët e huaj kreu i qeverisë shqiptare i tregoi për turizmin si një mundësi të artë për ta.

Edi Rama“Dhe jo vetëm do të fitojnë një pasuri të tërë, jemi të sigurtë për të. Në fund ka një arsye të madhe për të ardhur në Ballkan sepse nuk është asnjëherë i mërzitshëm”.

Në Samitin e Ballkani Perëndimor ku janë të pranishëm kryeministrat e 6 vendeve, të cilat aspirojnë të bashkohen sa më shpejt me Bashkimin Europian, kryeministri Edi Rama ka theksuar rëndësinë që ka për Shqipërinë dhe fqinjët tanë çelja e negociatave me BE-në.

Kreu i qeverisë i bëri thirrje Bashkimit Evropianse se nëse nuk keni para më shumë për ne është shumë në rregull, por tregohuni më shumë inkurajues, sepse do kemi një Evropë më të sigurt, u shpreh kryeministri Edi Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!