Rama i tregon Hahn platformën e bashkëpunimit me opozitën

schedule17:13 - 17 Korrik, 2018

schedule 17:13 - 17 Korrik, 2018

Vizita e Euromisionerit Johanes Hahn në Tiranë ka shënuar zyrtarisht fillimin e procesit analitik të Shqipërisë që pretendon çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian vitin e ardhshëm. Kryeministri Edi Rama e ka njoftuar se do të arrijnë t’i plotësojnë kushtet pasi së shpejti do të ulen në një tryezë me opozitën duke i lënë mënjanë për pak kohë betejat politike.

Duhet të vinte komisioneri për zgjerimin në Bashkimin Evropian, Johanes Hahn, që shqiptarët të mësonin se mund të ketë një tjetër shtrëngim duarsh qeveri opozitë.

Këtë herë kryeministri Edi Rama nuk bën thjesht një thirrje për ftesë, por tregon konkretisht se detyrat që i ka ngarkuar Bashkimi Evropian si kusht për çeljen e negociatave t’i bëjnë së bashku duke lënë për pak kohë betejat politike.

Dy janë temat që do ti ulin përballë njëri tjetrit. E para është reforma zgjedhore.

E dyta është zhbllokimi i procesit për studentët e magjistraturës.

Kjo është edhe një përgjigje për shqetësimin që shprehu komisioneri.

Mesazhet për bashkëpunim komisionieri Hahn nuk i drejtoi vetëm në trezën e dekoruar me simbole kombëtare, i rrethuar nga kabineti qeveritar, por edhe në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, ku kërkoi që të ndalohet pushimi deri në Qershorin e vitit të ardhshëm.

Ndërsa kryeministri Rama nxorri edhe një herë në pah rolin e qeverisë së tij për punën e deritanishme përballë Bashkimit Evropian.

Optimizmi ka karakterizuar çeljen zyrtarisht të procesit analistik pëtr hapjen e negociatave. Këtë e treguan edhe krahasimet që i bënë situatës politike me motin jashtë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!