Rama i thotë që nuk u dhunove nga policia, Lela heq pantallonat në studio

schedule21:30 - 21 Maj, 2020

schedule 21:30 - 21 Maj, 2020

Ka degraduar debati mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetarit Alfred Lela gjatë emisionit “Real Story”.

Rama ka kundërshtar Lelën, i cili akuzon policinë se ka ushtruar dhunë në momentin e arrestimit të tij gjatë protestës së 17 majit për shembjen e Teatrit Kombëtar.

“Unë nuk shikoj asnjë dhunë, as nuk je shkelmuar e as nuk je grushtuar”, tha Rama.

Ndërsa pas insistimit të Ramës se policia nuk ushrshtruar dhunë, gazetari Lela e ka sfiduar kryeministrin duke hequr pantallonat në studio dhe i ka treguar kryeministrit Rama shenjat e dhunës në trup.

/abcnews.al