Rama, humor me të prekurit e tërmetit: Mos më lodhni kokën me ik, ik, ik!

schedule15:52 - 2 Dhjetor, 2019

schedule 15:52 - 2 Dhjetor, 2019

Kryeministri Rama ka vendosur që përmes humorit të lehtësojë dhimbjen e banorëve që humbën shtëpitë e tyre pas tërmetit të 26 nëntorit. Nga Laçi, kreu i qeverisë premtoi një zgjidhje të shpejtë, por i kërkoi qytetarëve durim përballë situatës në të cilën ndodhet vendi.

Tërmeti i la në qiell të hapur mijëra familjen në të gjithë vendin ndërkohë që sytë janë drejtuar të gjitha nga qeveria dhe kryeministri Rama për zgjidhjen që do të ketë për vlerësimin e dëmeve.

Në Laç kreu i qeverisë shkoi të takonte banorët, banesat e të cilave pas 26 nëntorit janë shpallur të banueshme. Pavarësisht se në një terren të panjohur, në pozitat e udhëheqësit Rama zgjodhi të gjej vetë rrugën drejt banorëve.

Lleshaj: Nuk ke aty…

Rama: Po hajde… nuk kam nuk kam. Prandaj jam duke ecur këtej që të gjej shtegun aty ku duket sikur s’ka.

Lleshaj: S’ke ça shef aty..

Rama: Eee… skam ça shof…

Përjetimet negative që banorët kishin me tërmetin, kryeministri u kujdes ti zbus me humor duke ia bere te qarte se thirrjet “Rama IK” t’i terheqin sepse jane ne duart te sigurta.

Këta janë demokrat. Këta që ikin mbrapsh,hajeni këtu hajeni, këta janë ata që thonë Rama ik!”

Zgjidhjen ja premtoi te shpejt por kerkesen e kishte te njejte per ata qe vijojne ti kerkojne largimin

Më lini rehat mos më lodhni kokën me ato Ik Ik Ik. të ishte për gratë unë rroja 100 vjet po s’dun burrat”

Per ata qe nxituan ti kerkonin zgjidhje te menjehershme, Rama i kujtoi ardhjen ne jete te femijeve.

Sa fëmijë ke? Dy fëmijë ke? Pyet grun sa  vështirë bëhen se ti e ke pas kollaj po gruja…”

Për këdo që takonte kryeministrin, zgjidhja ishte e menjëhershme njësoj si rasti i kesaj gruaje te moshuar e cila u akomodua ne nje nga hotelet ne Durres.

“Merreni zgjidhjen menjëherë, tani, tani. Merreni  në makinë, çojeni te plaku”

Me te paduruarve i kujtoi Francen dhe goditjet qe ajo ka pasur nga termetet, per te cilat edhe vete francezet kishin shprehur rezerva per ndihmat qe po vijne drejte shqiperise.

E pe ca i shkruanin Presidentit të Francës? S’je marrë me ne jemi akoma në baraka. Ne po bëjmë maksimumin”.

Durimin e humbi kur dikush i foli per sjelljen e kryebashkiakes

Ska nevojë se i njof unë mirë këta. Këta jënë kafe muhabet, edhe kur i bie… shohin nga gratë dhe thonë Si do ja bëjmë gru? Burra Burra, mbahu fort aty edhe mos u qa si gru”

Dhe në fund me premtimin se zgjidhja do te jete e shpejte, mori si falenderim nje puthje nga banoret qe nga mengjesi i 26 nentorit jane ne çadra.

“Hajde të të puth si Salushja me stresin”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!