Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: Holanda, asnjë hap për rikthimin e vizave

schedule12:58 - 18 Prill, 2019

schedule 12:58 - 18 Prill, 2019

Në seancën plenare të kësaj të enjteje, kryeministri Edi Rama deklaroi se Holanda nuk ka ndërmarrë akoma hapin që t’a çojë drejt Komisionit Europian vendimin e parlamentit ku kërkonte heqjen e vizave me Shqipërinë.

Sipas tij edhe po të dërgohet aty dhe vendimi të kalojë, duhet të çohet në Këshillin Europian, ku duhet miratimi i të gjithë vendeve anëtare të BE-së. Sipas Ramës, vendimi në Holandë është marrë për shkak të situatës politike në Mbretërinë e Holandës dhe partive që janë nacionaliste dhe populiste.

“Shqiptarët janë zgjedhur nga disa parti në atë vend si një kokë turku për retorikën agresive izolacioniste në raport me zhvillimet përtej kufijve të Holandës, në BE dhe agresive kundër politikës evropiane të zgjerimit. Është një procedurë parlamentare që nuk ka asnjë implikim të drejtpërdrejtë në lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Më e bukura është që ministri për Drejtësinë dhe Sigurinë e Holandës, i pranishëm në seancën parlmentare në fjalën e tij reagoi duke thënë që s’ka asnjë kriter të përmbushur, negativisht për të adresuar këtë problematikë me një vendim të parlamentit. Ministri për Drejtësinë dhe Siguinë që vizitoi Shqipërinë dhe u shpreh me tone shumë pozitive në raport me të gjithë ecurinë e bashkëpunimit mes dy vendeve në adresimin e këtyre pikave.

Konsiderohet si rritje e konsiderueshme dyfishimi i atyre që emigrojnë në mënyrë të parregullt. Fakti flet për ulje jo për rritje. Duhet të konstatohet mungesë vullneti në bashkëpunimin mes vendeve për kthimin e emigrantëve të parregullt në bazë të legjislacionit të konventave ndërkombëtare. Jo vetëm që nuk ka ulje të bashkëpunimit, por ka rritje. Duhet që vendi i cili merret në shqyrtim dhe ndaj së cilit pretendohet të vihet në lëvizje procesi ndalimit të lëvizjes së lirë të përbëjë kërcënim për sigurinë kombëtare. Nuk ekziston. Së pesti duhet të konstatohet kthimi mbrapa në zbatimin e të gjithë kritereve teknike të përcaktuara për lëvizjen e lirë. Këto kritere vlerësohen dhe gjykohen nga KE që në Dhjetor në vlerësimin e tij rutinë ka nënvizuar që Shqipëria i plotëson 100% këto kritere. Qeveria holandeze nuk ka ndërmarrë ende dhe nuk ka dhënë shenjë që do marrë hapin në bazë të vendimit të parlamentit. Duhet ti drejtohet KE. Pastaj KE merr dhe shqyrton kriteret, të cilat janë objektive. Janë kritere teknike jo politike.

Në një vend ku flitet për krim etnik shqiptar dhe ku ka një shifër të thjeshtë, shqiptarët përbejnë 0.2 përqind të personave me precedentë penalë apo me çështje penale në Mbretërinë e Holandës. Kjo nuk e minimizon fakti se ka grupe kriminale të cilat veprojnë në atë vend, por ama nuk mund të hedhë hije mbi faktin se po forcojmë bashkëpunimin ndërqeveritar me Holandën.

Nëse KE hipotetikisht gjykon se kriteret objektive, pra dyfishimi i emigracionit të parregullt, dyfishimi i numrit të azilkërkuesve nga Shqipëria, rënia e bashkëpunim nga kthimit, rreziku i Shqipërisë si vend që kërcënon sigurinë kombëtare të Holandës atëherë KE nuk vendos, ia dërgon Këshillit Europian dhe ku duhet konsensusi i të gjitha vende anëtare të BE për të çuar më tutje procedurën dhe ka një nen të veçantë që s’është përdorur kurrë, që është shumica e cilësuar në rast se ka reagim nga një vend përkatës për të vendosur veton kundër konsensusit. Nëse garantohet shumica e cilësuar për të pranuar këtë procedurë, atëherë i çohet PE-së. Një lojë e brendshme në një dinamikë të brendshme që ka përcaktuar një vendim për interesa të brendshme dhe nuk impakton lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë. Zero! Nuk është kjo pjesa më e rëndë”, u shpreh kryeministri.

Për sa i përket reagimit të opozitës pas kësaj ngjarjeje, Rama e cilësoi si “festë të neveritshme”.

“Tani ne jemi mësuar me Europën ku jetojmë, jemi mësuar me mënyrën si funksionojnë vendet anëtare dhe si politikat gjejnë gjithnjë e më shumë reagim nga forca nacionaliste, populiste, por ajo që është e pagëlltitshme është festa në Tiranë, e atyre që të dominuar nga urrejtja kanë humbur logjikën.

Një festë e neveritshme e cila i drejtoi të gjithë tytat e atyre topave për të hedhur fishekzjarret, për të hedhur kapsollat në shtëpitë e shqiptarëve, duke u përpjekur të transformojë atë procedurë të një lufte të brendshme këtu në Tiranë e cila u katandis keq e më keq në formën e një reagimi deputetësh që refuzuan të përfaqësojnë popullin dhe t’i vënë zjarrin ardhmërisë së vendit. Si mundet, shqiptarë të preferojnë të bëhen zëdhënës të atyre që shqiptarët i kanë kthyer në mish për top. Si mund të bjerë dinjiteti i disa forcave politike shqiptare dhe të përdorin anti-shqiptarët, kjo është realisht e neveritshme.

Si mundet që lufta për pushtet të çojë disa parti politike deri në këtë pikë? Si mundet që lufta politike në Shqipëri të katandiset deri në derexhenë ku ata që braktisën detyrën, kthehen në zëdhënës entuziastë të atyre që nuk duan ta shikojnë me sy Shqipërinë? Si mundet që alibitë e atyre politikanëve të gjejnë vend këtu në vendin tonë? Sot do të duhej të ishte ndryshe, dita e politikës shqiptare ku pavarësisht gjithçkaje që na ndan, duhet të na bashkojë Shqipëria.

Mund të mos jesh dakord për shumëçka, por tjetër është kur mosdakordësia është arsye për të motivuar debat dhe tjetër kur mosdakordësia përkthehet në thirrje për zjarr, rrëmujë, konflikt, për shporje. Janë dy gjëra krejt të ndryshme. Është momenti për t’ju thënë të gjithëve që kanë 1001 arsye që nuk e duan këtë qeveri, që shkuarja pas berihajit të këtyre forcave të përqafojnë çdokënd që është gati t’i fusi një shkelm Shqipërisë, dëmton drejtpërdrejt ata vetë, tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!