Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama – Hajdarit: Je një keqkuptim, amanet mushkat se nuk e ke haberin fare

schedule13:15 - 18 Dhjetor, 2019

schedule 13:15 - 18 Dhjetor, 2019

Nga foltorja e Kuvendit Rudina Hajdari i ka kërkuar edhe njëherë kryeministrit Edi Rama të tërhiqet nga miratimi i paketës antishpifje. Sipas Hajdarit ky ligj i kthen kurrizin BE dhe se nuk është politika që duhet të kontrollojë mediat.

“Koha do të jetë ajo që do i tregojë të gjitha. Paketa antishpifje e çon vendin drejt një Putinizimi dhe Erdoganizimi, i kthen kurrizin BE-se. Nuk duhet të jetë politika që duhet të kontrollojë mediat. Keni akoma kohë të tërhiqeni dhe ta rishikoni, ka nevojë për amendime. Vërtetë ka ankesa dhe mundësi për të parë si mund të shikojmë mediat online se si financohen. Janë disa çështje të nxehta që ju i përmendët.  Mos qani hallet e mia, unë qaj hallet e shqiptarëve” tha ajo.

Ndërsa Kryeministri Rama ka vazhduar replikën e tij duke e ironizuar Hajdarin. Sipas Ramës ajo nuk e haberin fare të ligjit dhe tregon përralla. Rama ka vazhduar të argumentojë se përse duhet miratuar ky ligj duke iu referuar fjalëve të Kuranit.

“Nëse do ta përmblidhja replikën me një fjali do ti referohesha avokat Ngjelës që thotë “Amanet Mushkat”. Më nxore mallin e liderit legjendar të partisë tënde, që kur e përdorte atë fjalinë “je i lodhur, ka ikur koha jote”. Ju jeni e freskët Zonja Hajdari koha juaj nuk ka ardhur akoma. Mendoj se nuk është koha për të bërë politikë të re, duke mos lexuar ligjin, për të cilën merr përsipër të flasësh sepse nuk e ke haberin fare të ligjit, që ne sot do ta miratojmë. Ju thatë që kriminelët kanë të drejtat e tyre. Po por kriminelët kanë të drejtën për një proces të rregullt por nuk kanë të drejtë të vazhdojnë të bëjnë krime. Nuk e kuptoj për çfarë arsye, që një person që i kënduar dy libra, të vendosë në diskutim një fakt shumë të thjeshtë, të drejtën e një personi i akuzuar pa fakte. Cila është kjo liri që cenohet nëse një personi i jepet e drejta të mbrohet nga shpifja. Kurani i shenjtë e quan shpifjen aksion çnjerëzor dhe shpifësit i quan mishngrënës njerëzish që kërkojnë të vdekur. Kështu thotë Kurani, dhe të ngrihesh këtu, dhe të më tregosh putinizmin dhe erdoganizmin, nuk e ke haberin për çfarë flet, është limonadë, kur po të them që në Gjermani të marrin shpirtin nëse guxon të shpifësh, edhe s’di të japësh llogari për shpifjen, çfarë të them unë. E thashë dhe po ta përsëri, nuk e dua këtë ligj fare, por shembujt që solla ishin për të thënë diçka tjetër, dhe për ta ndarë me njerëzit dhe nuk të mora në mbrojtje sot. Ti je një keqkuptim i madh, që ndërkohë që flet dhe mban fjalime, për diçka që nuk  e di, dhe në fakt je viktima tipike kur ligji merr masë. Kush merr përsipër të hyjë në këtë valle duhet të marrë përsipër të pastrojë këtë baltë. Nuk marrim përsipër që kjo të bëhet trashëgimi kombëtare. Mos më trego mua as Parlamentin Evropian, as OSBE, se unë këtu flas me përgjegjësi nuk tregoj përralla si ti. Ligji është përputhur 100 %  me standardet ndërkombëtare. E fundit që kam, hajde na thuaj si ta bëjmë, ka një vit që merremi me këtë. Ke dale të thuash një ide të re meqë je politikane e re, ke një ide konkrete? Hajde na e thuaj, të folura në hava si ata te dera? Ata nuk duan ligj. Ça është ajo që unë shpif gjithë ditën, ku e nxore këtë? Nëse unë ty të dukem si shpifje ky është një perceptim. Do votojmë ligjin sepse është gjëja e duhur.  Asgjë nuk cenon. Por legjitimim të shpifjes dhe pranim i shpifjes si kosto e lirisë këtë nuk mund ta pranojmë. Mos e sillni këtu AMA-n se ky mekanizëm nuk është kundërshtuar, është mekanizëm ekzistues. Mos ja lejo vetes të bëhesh qesharake”, tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!