Rama, Gjiknuri dhe Manastirliu ndihmojnë një familje vlonjate

schedule13:31 - 11 Nëntor, 2018

schedule 13:31 - 11 Nëntor, 2018

Kryeministri Edi Rama, ministrja Manastirliu dhe Damian Gjiknuri kanë vizituar një familje të varfër në fshatin Vajzë të Vlorës, të cilët sot gëzojnë një shtëpi të re.

Një kryeministër dhe dy ministra bamirës vizituan shtëpinë e rindërtuar të një familjeje të varfër në fshatin Vajzë të Vlorës.

Shefi i qeverisë Rama, ministrja e shëndetësisë Manastirliu dhe ai i energjisë dhe infrastrkuturës Damian Gjiknuri uruan familjen për shtëpinë e re. Bamirësia nuk mbaroi këtu. Furnizimi me energji elektrike dhe mundësimii kurseve profesionale për marrjene zanatit për djemtë e familjes, ishin pjesë e paketës dhuruar kësaj familjeje.

“Shtëpia është shumë e izoluar nga pjesa tjetër. U bë një linjë e dedikuar që nuk ishte më parë, por ja që u zgjidh”.

Pamjet u shpërndanë nga zyra e medias pranë kryeministrisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!