Rama: Gati të nënshkruaj me opozitën por jo për të shpëtuar njeri nga burgu

schedule18:09 - 23 Korrik, 2019

schedule 18:09 - 23 Korrik, 2019

 

Edi Rama foli përpara Asamblesë së Partisë Socialiste, duke thënë se ishte gati të nënshkruante sërish një marrëveshje me opozitën, po jo për të shpëtuar ndonjë politikan nga burgu. Rama paralajmëroi edhe deputetët e kryebashkiakët e tij, se do të përjashtohen nga partia nëse humbet ritmin.

Anëtarët e Asamblesë së Partisë Socialiste pritën 55 minuta në vapën e korrikut, derisa të mbërrinte kryetari i Partisë.

Kryeministri, bashkë me ndjesën, dha edhe arsyen.

“Nuk është në natyrën time të vonohem, ju kërkoj ndjesë, por kisha një bisedë të gjatë telefonike me presidentin e Francës”.

Përpara se t’i nisë të vetët me pushime, Rama sqaroi marrëdhënien me opozitën.

“Patjetër që ne duam paqe politike, por një paqe që duhet nis me Shqipërinë dhe jo për karriget, kështu që dora ime mbetet e shtrirë gati për të shkruar prapë kur të vijë momenti. Reforma e Drejtësisë mbete një sfide e përbashkët, me opozitën parlamentare dhe jo parlamentare, e cila ka dhe një vend të lirë që e pret në komisionin e reformën, është e mirëpritur, madje ka dhe veto, ky është ndryshimi mes nesh dhe tyre, ata me moltov ne u japim veten që të na vënë veton ne”.

Sugjerimet, i kanë ardhur të ndryshme, edhe nga brenda Partisë. Disa i kërkojnë marrëveshje.

“Unë personalisht e di që ka shkolla të ndryshme mendimi në PS nuk kam disponim minimal për asnjë  marrëveshje politike për të ndenjurat e asnjë politikani, ose që mund të pengojë drejtësinë të merret me këdo subjekt që mund të jetë i drejtësisë, i kujtdo qoftë.”

Megjithëkëtë, dera ngelet e hapur për një nënshkrim të ri.

“Dora ime mbetet e shtrirë gati për të shkruar prapë kur të vijë momenti,  Reforma e Drejtësisë mbete një sfide e përbashkët, me opozitën parlamentare dhe jo parlamentare, e cila ka dhe një vend të lirë që e pret në komisionin e reformën, është e mirëpritur, madje ka dhe veto, ky është ndryshimi mes nesh dhe tyre, ata me moltov ne u japim veten që të na vënë veton ne”.

Teksa opozita po e kryqëzon për mos ndëshkimin e njerëzve të tij të afërt, pjesë e dosjeve 339 apo 184, Rama u distancua prej tyre.

“Kushdo nën këtë çati socialistësh, hesapet me drejtësinë i ka individuale dhe do ti trajtojë individualisht. Partia jonë nuk ka gatishmëri të mbrojë dhe të justifikojë asnjë që mund të ketë hesape me drejtësinë”

Të vetët i paralajmëroi të mos abuzojnë me pushtetin, që tashmë, e kontrollojnë thuajse në çdo nivel.

“Rendimenti ynë në çdo qark nuk mjafton aspak, dhe sidomos niveli i qëndrimit të njerëzve të zakonshëm në këtë shtete, jo nuk mjafton, por nuk na nderon fare, dhe duhet të na shqetësojë të gjithëve, dhe kjo është gjeja që ne duhet ta kuptojmë dhe të jetojmë çdo ditë me të. Nëse nuk e kuptojmë sa më parë, aq më shpejt njerëzit do humbasin durimin me ne, dhe janë më pak të pritur t’i mirëkuptojnë gabimet tona, dhe s’do kenë asnjë gatishmëri për të na falur kusuret që deri në 30 qershor na i kanë falur”

Teksa ju kërkoi të gjithëve të mos humbin ritmin, paralajmërimin e kishte të drejtpërdrejt.

“Nuk mund të ketë anëtarë të asamblesë kombëtare që kujtohen për PS vetëm nga ftesa për  mbledhjen e asamblesë, apo pavarësisht që mund të jenë të rregullt ne mbledhje, nuk shfaqen tek njerëzit. Kush nuk do ti përgjigjet ritmit që kërkon 30 qershori, nuk do jete me ne projektin tone ne 2021. Kush nuk do beje kilometrat e vete qe imponon 30 qershori, do te dale nga projekti”

Kryeministri tha se nuk do të falë askënd që do ta përdorë administratën lokale, në një treg nga klientela e djathte në funksion të së majtës./ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!