Rama flet për herë të parë për 2020 dhe tregon mesazhin me Lulzim Bashën

schedule21:15 - 4 Janar, 2020

schedule 21:15 - 4 Janar, 2020

Kryeministri Rama në një emision për RTSH ka dhënë intervistën e tij të parë për vitin e ri 2020.

Rama tha se viti 2019 ishte një vit i jashtëzakonshëm me ngjarje të mëdha. Në lidhje me qeverinë aktuale, Rama tha se janë njerëz të përfshirë në PS, të cilët kanë dhënë kontributet e tyre.

Vota për PS theksoi kryeministri, është votë për të ndarë përgjegjësinë e qeverisë, dhe jo për të ndarë karriget.

“Njerëzit që janë përfshirë në qeverinë e re janë njerëz që kanë dhënë kontributet e tyre. Vota për PS nuk është një votë për të ndarë karriget por përgjegjësinë e qeverisë. Për sa i përket djegies së mandateve nga opozita, mendoj që ajo që ka ndodhur ka qenë një grahmë e fundit politike, e cila çoi në bojkot, braktisja e garës ka patur kuajt e vet të betejës. Nuk besoj se do të ketë më, një parti politike, të djegë mandatet, sepse e provuan njëherë, dhe e panë se shkuan drejt vetëvrasjes. Unë nuk mendoj që kam detyrën të ndihmoj opozitën të bëhet më e fortë, as të jetë më e gatshme të fitojë zgjedhjet. Natyrisht që jam duke respektuar rregullat, dhe duke ndjekur parimet e lojës demokratike. Por se opozita shkon drejt vetëvrasjes, për shkak të mungesës së largpamësisë ,nuk më bën mua fajtor. Unë Lulëzim Bashës i kam dërguar mesazh pas tërmetit, dhe i kam kërkuar të jemi bashkë në këtë fatkeqësi. Komunikimi i fundit ka qenë kur PD ka qenë në Parlament.Unë shpresoj që gjërat të ndryshojnë. Në këndvështrimin tim kanë filluar të ndryshojnë. Se me sa duket ka rënë teza që o ik o s’ka dhe s’kemi punë me institucionet dhe me procesin demokratik brenda institucioneve. Mendoj se opozita do marrë pjesë në zgjedhje, nuk ma ha mendja që do kemi parti politike që do të lëshojnë territorin pa luftë politike ose që do tentojnë ta lëshojnë betejën në fushën e përplasjeve e me kërkesa anti-demokratike”, tha Rama.

Në lidhje me shtyrjen e zgjedhjeve në 30 qershor, Rama tha se në këndvështrimin e ndërkombëtarëve, dhe në këndvështrimin e PS ka qenë e njëjta, që nëse hapej një herë kjo rrugë, do hapej edhe herë të tjera.

“Gjuha e forcës nuk funksionon me mua”, tha Rama.

Ndër të tjera kryeministri Rama e ka cilësuar vitin 2020 si një fillim të ri. Për sa i përket kampusit universitar, Rama tha se do të ketë kampusin universitar më të bukur në rajon, ndërkohë që rindërtimin pas tërmetit e konsideroi si sfidën kryesore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!