VIDEO/ Rama: Ma bënë vajzën dashnore të ministrit

schedule14:26 - 18 Dhjetor, 2019

schedule 14:26 - 18 Dhjetor, 2019

Në Kuvendin e sotëm është duke u diskutuar paketa antishpifje për mediat ku mori fjalën e tij Kryeministri Rama. Rama në fjalën e mbajtur tha se liria për të thënë çfarë të mundet do të pengohet nga ky ligj dhe se akuzat do të duhet të faktohen. Më tej Rama përmendi gazetarin Artur Zheji për të cilin tha se shpifë ulët. Po ashtu Kryeministri nuk kurseu ironinë edhe për pedagogun dhe analistin Mark Marku, gazetarin Mero Baze dhe Kryetarin e LSI Petrit Vasilin.

“U kam thënë përfaqësuesve të KE, nuk e keni lexuar ligjin. Nuk e keni lexuar, jeni në presionin e organizatave të rreme, si ajo e Mero Bazes e ka edhe ai një, kur e përdor për të ngritur ndonjë çështje, se e di shumë mirë, se ata andej nuk shohin kush është organizata por ngrihen për të mbrojtur lirinë. Organizata të rremë, si profilet false në FB, apo siç dikush që del te Rai 3 e flet për burgjet që janë mbushur me gazetarë, për censurë e për hatanë që bëhet këtu, këtu në fakt të censuar janë ata që kanë të drejtë e që nuk kanë asnjë kapacitet mbrojtës sot që flasim, e nuk është se do kenë ndonjë kapacitet të jashtëzakonshëm kur të kalojë ligji, por do të kenë një kapacitet mbrojtës në dispozicion. Këta që i bëjnë gratë prostituta këta, shërbëtorët e shtetit që i bëjmë kusarë, hajdutë, matrapazë, këta, e nuk është cështje opinionesh, se kurrë nuk i ka shkuar mendja kurrë që ti kontestojë këta kur japin opinionet që shkojnë në fyerjet më ekstreme. Nuk është kufizim lirie kjo, por çështje e kufizimit të lirisë për të shpifur, duke i treguar njerëzve qindra milionë eurot e mia nëpër ofshore, qindra pallatet e mia në Spanjë etj që janë fakte që o duhet të më largojnë mua nga jeta publike ose të demaskohen. Del Peçi Vasili atje në 7 fjalë 6 i ka sharje, Peci, po bëjmë ligj që të mbrojmë ne veten nga Peçi Vasili e ai është heroi i fjalës së lirë. Cila liri, liria për të thënë u shite, liria për të thënë more lek, je i korruptuar, këto nuk janë liri janë akuza, dhe të gjithë ata që do të thonë këtë duhet të japin fakte ose përndryshe do të përballet me personin që e akuzon dhe patjetër që duhet të paguajë ndëshkimin e ligjit që këtu në këtë ligj është qesharak. Artur Zheji e bëri vajzën tonë dashnore të ministrit dhe tani thotë do largohem nga Shqipëria po u bë ky ligj. Pasi shkoi edhe në gjykatë, humbi dhe gjyqin se shpifi ulët. Unë me këta kështu jetojë dhe mbijetojë 1000 vjet të tjera, kjo është për shoqërinë. Kjo është për shoqërinë, për të lehtësuar koncentratin  helmit që hidhet në shoqëri nga mëngjesi deri në darkë. Një tjetër hero atje jashtë është Mark Marku, që jo më larg se dje, pashë një reflektim në të gjithë portalet e lirisë, nuk lë fjalë të ndyrë pa i thënë një deputeti duke e kërcënuar se do i thyej kokën me shishe, ky është profesori i letrave Mark Marku që duhet markuar me pullë të kuqe, që merr përsipër të flasë për lirinë por ka gjithë lirinë të flasë atë që do. Ky ligj nuk është për deputetin, që të çoi përpara autoritetit Mark Mark Markun, se iu shthur goja në një moment të caktuar, jo nuk është për të. Ky ligj është për të garantuar publikun që të mësojë më shumë për ato që thuhet. Nëse një qytetar lexon gjithë këto të zeza, ka të drejtën të di a janë vërtetë të tilla, a jemi të gjithë njësoj? Secili ka të drejtën të kërkojë llogarinë publike për atë që thuhet, për çfarë flasim? Ku është këtu cenimi i lirisë së fjalës, ku është liria e opinionin që po cenohet?”, tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!