Mbi gjysëm milioni italianë kanë zgjedhur Shqipërinë për të pushuar gjatë kësaj vere.Kryeministri edi Rama në një intervistë për Rai News 24 kreu i qeverisë Edi Rama theksoi se gjatë këtij viti ka pasur një fluks të turistëve italinë në vendin tonë.
“Ky vit është i jashtëzakonshëm sepse kemi një boom të turistëve italianë që po arrijnë deri në gjysëm milioni ,që është një gjë e jashtëzakonshme .kjo na bën të buzëqeshim sepse ne e duam Italinë dhe të shohim italianët këtu, është një moment fitimi në aspektin moral pasi Italia na priti shumë vite dhe na bëri të ndjeheshim në shtëpinë tone ndërkohë që të bëjmë të ndjehen italianët si në shtëpinë e tyre është ajo që kemi ëndërruar gjithmonë.”
Pavarësisht se çmimet që ofrohen në Shqipëri për të pushuar janë më të lira se në vendet e tjera Europiane ,kryeministri Edi Rama thekson se një trend i tillë nuk do të vijoj gjatë .
“Përsa i përket bukurisë Italia nuk mund të vendoset në vend të dytë nga askush.Shqipëria është një Itali e vogël dhe është e qartë që nuk është një vend i kushtueshëm për turistët e huaj.Dua të them po çmimet do të rriten por aktusalisht janë këto që janë,janë të përballueshme.Por për italianët nuk është vetëm cështje cmimesh por edhe për faktin se ndihen si në shtëpinë e tyre ,të gjithë dinë italisht dhe nëse thua jam Italian je si një prej nesh.”
Kreu I qeverisë shqiptare ka zbuluar se ai pushon çdo verë në jug të Shqipërisë midis Vlorës dhe Sarandës./abcnews.al