Rama: Edhe 9 persona janë shëruar gjatë 24 orëve

schedule23:47 - 1 Prill, 2020

schedule 23:47 - 1 Prill, 2020

Është bërë rutinë tashmë, që kryeministri Rama çdo ditë në orët e vona të mbrëmjes, të ndajë lajmin e mirë për rastet e pacientëve të shëruar gjatë 24 orëve.

Nga ajo që shkruan Rama në llogarinë e tij në Facebook, edhe 9 të shëruar i shtohen listës së personave që kanë mundur të fitojnë betejën me Covid-19.

“LAJM I MIRË: 9 TË SHËRUAR SOT?”, shkruan Rama.

Numri total i të shëruarve tashmë ka shkuar në 76 persona./abcnews.al