Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: Diplomat e qytetarëve të Preshevës nuk zgjidhen duke u vetëpërjashtuar

schedule13:20 - 10 Nëntor, 2019

schedule 13:20 - 10 Nëntor, 2019

Kryeministri Rama tha se u ka premtuar qytetarëve të Preshëvës që diplomat e tyre do të njihen, por kjo çështje sipas tij nuk zgjidhet duke u vetëpërjashtuar.

“Një pyetje kam ëpr ata që flasin për diplomat. Pse duhët pritur edhe 15 vjet të tjera sikurse kemi pritur 5 vjet? I kam premtuar qytetarëve të Preshevës se diplomat e tyre do njihen, po çështja e tyre si zgjidhet duke u vetëpërjashtuar apo duk iu rikthyer kohëve të vjetra?”- u shpreh Rama.

Ai theksoi se do të vazhdojë të luftojë për bahskëpunimin rajonal dhe tha se në takimin e 21 dhjetorit të Durrës prania e Kosovës është domosdoshmëri.



“Unë besoj se paqja është ndërklikuar po është proces që ia vlen se dhe bashkëpunimi me ata që deri dje ishin armiq, është i ndërlikuar në kohë paqeje, po mos trashëgojnë armiqësi, po mundësi e kushte të reja për prosperitet. I them të gjitha këto se e di shumë mirë së çfarë do të vazhdojë, po asgjë nuk është as e papritur, e as e panjohur, as e pathënë më parë.

Do vazhdoj të luftoj për bashkëpunim rajonal se sa me shumë mundësi të kenë njerëzit ,aq më shumë zgjidhen problemet e trashëguara.

Takimi në Durrës. E konsideroj domsdoshmëri praninë e Kosovës në tryezë. Është mirë që të jemi sëbashku dhe ti ndajmë në tryezë opinionet e kundërshtitë tona dhe refuzimet, se cilësia e jetës nuk varet nga sa shumë je dakord por nga mënyar sesi nuk bie dakord dhe më e mira është ao që nuk cënon perspektivën e përbashkët”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!