Rama: Dialogu, e vetmja rrugë për zgjidhjen e 8 kërkesave

schedule15:00 - 19 Dhjetor, 2018

schedule 15:00 - 19 Dhjetor, 2018

Gjatë një bashkëbisedimi me studentë të universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë, kryeministri Edi Rama këmbënguli se e vetmja rrugë për realizimin e kërkesave të studentëve mbetet dialogu. Rama sqaroi për studentët sesi do të veprohet me mbulimin e tarifës vitin tjetër akademik.

“Kush thotë që ne t’i kemi dhënë tetë pikat, ne nuk flasim, ne po presim jo vetëm nuk di çfarë kërkon, por nuk ka shans të marrë atë që imagjinon sepse ajo nuk ndodh, nuk ekziston. Nuk ekziston t’i çosh qeverisë ultimatume, se qeveria nuk është dyqan, nuk është amazon.com që futesh atje dhe porosit një palë këpucë, një xhup, një çantë, një top futbolli dhe paguan. Këtu është shkruaj tetë pikat dhe tani bëj si të bësh, ne po lemë mësimin dhe po bërtasim ndërkohë që 15 ditë kanë humbur kot sepse dialogu është shumë i rëndësishëm. Ne këtë gjë e kemi marrë shumë seriozisht dhe sot do publikojmë dhe online në një faqe të posaçme te shqipëriaqëduam të gjithë ecurinë e kësaj pune. Secili mund të bëjë komente, mund të japë opinione dhe ne do të përgatisim një dokument konkret që do jetë një pakt për universitetin me studentët dhe pedagogët”, tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!