Rama: Defender Europe 21, një pikë me rëndësi për marrëdhëniet me SHBA

schedule10:13 - 4 Maj, 2021

schedule 10:13 - 4 Maj, 2021

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në ceremoni e zhvilluar në Durrës në kuadër të “Defender Europe 21”, deklaroi se Shqipëria do të qëndrojë krah për krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Rama u shpreh se kjo stërvitje është një pikë me rëndësi për marrëdhëniet me SHBA.

Lexo edhe: “Defender Europe 21”, Shqipëria pret trupat e Ushtrisë Amerikane

“Për gjeneratën tonë është mrekulli e madhe që e janë ndarë jetën mes dy botëve, asaj të errët dhe një bote ku ne mund të mirëpresim me krenari partnerët tanë.

Unë dua të besoj që pas zbarkimit tuaj në Shqipëri edhe ju do t’ju ndodhë ajo që i ndodh të gjithëve, që sërish duan të kthehen.  Shqipëria është një vend, ku , kush vjen, dëshiron të kthehet përsëri dhe unë kam besim që kjo do të ndodhë edhe me ju.

Besoj që ajo që ne të gjithë sëbashku duhet të kemi parasysh është detyrimi që ne duhet t’i përcjellim gjeneratave të tjera, amaneti e kësaj marrëdhënie. Ti japim brezit të ri mundësinë që mund të edukohet me vlera dhe parime të Forcave të Armatosura. Për ne është vërtet një moment historik dhe ne do të vazhdojmë të qëndrojmë besnikërisht krah jush”, tha Rama.

/abcnews.al/