Gjatë debatit parlamentar mes Edi Ramës dhe opozitës, Kryeministri dha lajmin se ka nisur një hetim në lidhje me përmbytjen e autostradës, rezultatet paraprake të të cilit – sipas tij – tregojnë shkak është ndërtimi mbi kolektorë. Për këtë, ai drejtoi gishin nga opozita, me të cilën debatoi në lidhje edhe me projektin e bypassit të Shkodrës, për të cilin tha se edhe vetë kryebashkiakja Ademi i ka trokitur në zyrë për ta ndryshuar.
Ndryshimi i buxhetit të vitit 2017 me akt normativ, bëri opozitën t’i rikujtojë Kryeministrit premtimin e tij, se nuk do të kishte më vërshime të ujit. Rama shpjegoi se premtimi kishte të bënte me përmbytje të shkaktuara nga dora e qeverisë, jo ajo e perëndisë.
Debati i ktheu mbrapsht të përmbytjet e Shkodrës, por Rama shfrytëzoi rastin për të dhënë lajmin e një takimi që kishte zhvilluar me kryebashkiaken e këtij qyteti Voltana Ademi dhe kërkesën e saj.
Sfidën e Ramës, ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Lorenc Luka e injoroi, por përgjigjen për projektin e bypass-it, Kryeministri ia dha vetë Sali Berisha.
Gjatë këtij debati mbi përmbytjet, demokratët i propozuan Qeverisë krijimin e një plani serioz për largimin gradual dhe risistemimin e të gjithë atyre që kanë ndërtuar banesa pranë lumenjve./abcnews.al