Rama darkë me liderët e Ballkanit në Bruksel

schedule21:48 - 18 Maj, 2021

schedule 21:48 - 18 Maj, 2021

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel në një darkë pune të organizuar nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borrell.

Pjesë e darkës janë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku po diskutohet për sfidat me të cilat përballet rajoni.

Kreu i qeverisë shqiptare ka postuar në Facebook një album me foto nga pritja e Borrell dhe takimet me liderët e Ballkanit. Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak është pjesë e darkës së punës, ndërsa ka postuar një foto me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, të cilin e ka përgëzuar për fitoren e zgjedhjeve.

Unë e përgëzova për fitoren në zgjedhje dhe diskutova mbi zhvillimet e fundit rajonale dhe rolin e BE-së në Ballkanin Perëndimor” shkruan ai në një postim në Twitter./ Abcnews.al