Pas vendimit të Byrosë së Kuvendit që dënoi edhe ministrin e Jashtëm reagoi përmes rrjeteve sociale edhe kryeministri Rama. Duke shpjeguar veprimin e ministrit, Rama shkruan se Ditmir Bushati reagoi instinktivisht ndaj një agresioni të shëmtuar dhe gaboi!
Për kryeministrin, rregullat vlejnë njësoj për të gjithë, ndaj u ndëshkua edhe ministri i Jashtëm, megjithëse kërkoi ndjesë publike.
Në mbyllje të reagimit të tij, Rama thekson gjithsesi me gërma të mëdha:
“NE NUK JEMI NJËSOJ SI ATA që jo vetëm s’e njohin ndjesën, po janë krenarë për shëmtitë e tyre”!/abcnews.al