Rama: Administrata të çlirohet nga punësimet me “mik”. Portet dhe aeroportet nisin para qershorit të ardhshëm

schedule10:32 - 10 Maj, 2021

schedule 10:32 - 10 Maj, 2021

Kryeministri Edi Rama deklaroi në takimin e parë me deputetët e PS pas fitores së 25 Prillit se baza e mandatit të tretë duhet të jetë pastrimi i administratës nuk punësimet preferenciale. Rama u shpreh se kjo duhet të jetë vetëdije për të gjithë për të pedaluar në të njëjtin drejtim.

Kreu i qeverisë theksoi se të gjithë portet dhe aeroportet e planifikuara për t’u ndërtuar në mandatin e tretë duhet të nisin brenda qershorit të ardhshëm me përjashtim të Portit të Shëngjinit që do kërkojë më shumë kohë. Rama u ndal edhe tek reformimi i partisë duke theksuar se PS është e vetmja parti që ripërtërihet edhe pse fiton duke arritur gjithmonë të bëhet edhe më e re se çdo forcë e re politike.

“Rritja e pagës minimale për të arritur në 380 deri në 400 mijë lekë brenda mandatit të tretë. Do vazhdojmë me ndërtimin e porteve dhe aeroporteve të reja që me përjashtim të Portit të Shëngjinit duhet të kenë nisur të tëra brenda qershorit të ardhshëm. Me revolucion digjital kemi hedhur bazat e një shteti në shërbim të qytetarëve pa vonesa dhe pa ryshfet. Duke e pastruar deri në fund administratën nga ata që janë turpi i këtij shteti.

Duhet të bëjmë me administratën atë që kemi bërë me mësuesit dhe policët. Duhet të hapë një rrugë e re në bazë të meritës. PS ka më pak se 100 mijë anëtarë. Të gjithë qytetarët duhet ta gëzojnë njësoj të drejtën për të shërbyer për këtë shtet sipas aftësisë dhe meritës dhe jo sipas tekave. Kjo duhet të jetë vetëdije dhe qasja e mandatit tonë të tretë. Dëshiroj të pedalojmë në të njëjtin drejtim dhe askush të mos pengojë me apo pa vetëdije që administrate të çlirohet dhe fytyra jonë të mos njolloset në vazhdimësi për shkak të atyre që përfitojë për shkak të këtyre kthetrave politike.

Dua të shpreh mirënjohjen time për besimin e palëkundur dhe mbështetjen pa rezervë që më dhatë për të realizuar së bashku këtë objektiv. Ndryshe nga sporti fitoret në politikë janë vetëm fillimi i ri i një përpjekje akoma më të madhe. Jemi forca më e besueshme e ndryshimit. Kush do ndryshim deri tani ka vetëm një zgjedhje. PS. Që në lindjen e kësaj force politike ne kemi bekimin e një shtyse të vetëndryshimit në ADN-në e organizimit të kësaj partie. Jemi e vetmja forcë politike që ndryshon edhe kur fiton dhe arrin të jetë edhe më e re se çdo parti e re. Të jemi gati duke ripërtërirë përsëri PS që të vazhdojmë të ndryshojmë Shqipërinë në majën ku duam që të jenë fëmijët tanë. Kampionët e formula 1 pasi ngrenë trofeun e bëjnë makinën më të shpejtë dhe më të pathyeshme. Kjo është ajo që kemi bërë dhe mund ta bëjmë edhe më mirë duke iu bashkuar misionit që kemi për ta ngjitur Shqipërinë në maje.

Ne jemi të vetëdijshëm për barrën e madhe të përgjegjësisë dhe nderin e pashoq që shqiptarët na kanë bërë më 25 prill. Ne dimë të jemi në lartësinë e besimit. Fjala ime e fundit duke ju parë përballë është se sot kemi jemi të gjithë deputetë. Një pjesë e madhe e juaja janë sërish deputetë. Por skuadra jonë ka fituar falë secilit prej jush. Kjo është fitorja e një maratone të vështirë që ka zgjatur plot 4 vite. Duke u ndjerë të gjithë fitues duhet të bëjmë atë që na takon për ta merituar atë që shqiptarët panë dhe besuan kur fituan numrin 12. Në nder të numrit 12 do kremtojmë më 12 qershor”, tha Rama./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!