Rama: 150 punonjës të administratës janë ndëshkuar

schedule14:28 - 6 Qershor, 2018

schedule 14:28 - 6 Qershor, 2018

150 punonjës të administratës publike  janë ndëshkuar. Janë këto rezultatet e platformës së bashkëqeverisjes me qytetarët, por që sipas kryeministrit Edi Rama nuk mjaftojnë. Kreu i qeverisë kërkoi që të gjithë t’i drejtohen Shqipërisëqëduam.al, me qëllim që nesër të ketë zero rryshfet.

Ka rdhur koha që të bëhet bilanci i platformës së bashqëverisjes me qytetarët. Rezultatet i bën publike kryeministri Edi Rama

“Sot ne numërojmë 10 mijë raste të adresuar në platformë po janë afro 150 raste punonjësish të administratës që kanë marrë ndëshkime penale për vonesa në trajtimin e ankesave dhe problemave të qytetarëve”.

Për të qenë më bindës solli shembuj konkretë nga qytete të ndryshme të vendit që e kanë zgjidhur problemin shumëvjeçar brenda dhjetë ditësh.

“Procesi është i thjeshtë futësh në play store, ose app store shkarkon aplikacionin “për shqipërinë që duam”, bën ankesën zgjidh ministrinë që do e dërgon dhe të kthen përgjigje për 10 ditë”.

Thirrja është që të shtohet numri I qytetarëve që të aplikojnë kudo  që ndodhen sepse shërbimi është i arrritshëm për të gjthë tha kreu i qeverisë.

“Aksesi në platformë mund të sigurohet nga xhepi ku është smartphone, por ata që nuk e kanë smartphonë ka në zyrat e postës, administrative dhe zyrat e posaçme të selive të PS”.

Sa më shumë të ndërgjegjësohen qytetarët tha kryeministri Edi Rama aq më shpejt do të të largojnë dembelët mitmarrësit dhe të gjithë ata që shkelin ligjin në administratën publike.

“Këtu fle një nga lepujt më të mëdhenj të ferrave të së shkuarës dhe këtu kemi një nga çelësat më të sigurtë për të hapur derën e të ardhmes dhe ëpr të pasur një administratë që është 100% në funksion të qytetarëve”

Nëse shqiptarët do ti drejtohen platformës së bashkëqeverisjes, e ardhmja do të jetë me zero nëpunës keqbërës sipas kryeministrit Rama.

“Do të shkojmë në zero vones adhe zero rryshfet”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!