Rakitic: Nuk kam dyshime se Xavi do të triumfojë te Barça

schedule10:50 - 8 Nëntor, 2021

schedule 10:50 - 8 Nëntor, 2021

Ivan Rakitic ish-mesfushori i Barcelonës dhe tani në radhët e  Sevillas, është i kënaqur e rikthminin e Xavi-t në La Liga për të marrë “frenat” e ekipit katalanas.

Duke folur për “El Partidazo de La Cope”, kroati foli për ish-bashkëlojtarin e tij pas triumfit të ekipit të tij kundër Betisit në derbin Sevilian, 2-0.

“Rikthimi i Xavi-t është një lajm i mrekullueshëm për Barcelonën dhe La Liga-n,” tha mesfushori i Sevillas, i cili gjithashtu shprehet se nuk ka dyshime se ai do të triumfojë te Barça.

Rakitic, i cili ndante dhomën e zhveshjes me Xavi-n për një sezon, pranoi gjithashtu se do të kishte dashur të mësonte më shumë prej tij. r.t/abcnews.al