“Kanë filluar të dalin fjalë që mund te jetë Soreca. Nëse kanë një video për Sorecën, që Rilindja i ka dhënë një zv/ministre në përdorim, autoritetet duhet ta nxjerrin dhe ta thonë. Për mua nuk është e rëndësishme nëse është blerë me një dashnore një ambasador i madh këtu, për mua është e rëndësishme pse është një keqbërës ambasadori Soreca”. Kështu shprehet Ylli Rakipi në studion e ABC News, ndërsa i referohet ambasadorëve dhe qëndrimit të ndërkombëtarëve.
Sipas Rakipit, ambasadori Soreca nuk e ka ngritur asnjëherë zërin për çështje që shqetësojnë shqiptarët si kanabisi dhe korrupsioni.
“Një ambasador i cili mendohet se është implikuar. Pse është një keqbërës ambasadori Soreca,? E keni dëgjuar ju të ngrihet e të thotë që Shqipëria është e mbushur me kanabis.
A e ka parë Soreca që Shqipëria ka qenë e mbushur me kanabis, Shqipëria për shkak të krimit, kanabisit është kthyer në vend të rëndësishm të transportit të saj. Këto janë problematikat që opozita politike e cila nuk ekziston duhet t’i ngrerë dhe jo të thotë budallallëqe për ambasadorin”. /abcnews.al