Raketat ruse godasin një maternitet gjatë natës, vdes një foshnje e porsalindur

schedule08:23 - 23 Nëntor, 2022

schedule 08:23 - 23 Nëntor, 2022

Një foshnjë e porsalindur është vrarë në sulmet ruse në një maternitet në rajonin jugor të Zaporizhzhia të Ukrainës gjatë natës, sipas një zyrtari ukrainas, sipas CNN.

Oleksandr Starukh, kreu i administratës ushtarake rajonale të Zaporizhzhia, tha të mërkurën se forcat ruse kishin goditur me raketa një maternitet në Vilnyansk.

Vilnyansk është një qytet i kontrolluar nga Ukraina. Disa zona të rajonit të Zaporizhzhisë janë të pushtuara nga Rusia, e cila e cilëson atë pjesë të territorit rus.

/abcnews.al