Radhë në Kapshticë/ Pala greke nuk punoi për disa orë

schedule09:31 - 11 Mars, 2023

schedule 09:31 - 11 Mars, 2023

KAPSHTICË- Radhë të gjata automjetesh janë krijuar në zonën neutrale në pikën kufitare të Kapshticës.

Mësohet se për më tepër se dy orë mëngjesin e kësaj të shtune sportelet në palën greke nuk kanë funksionuar. Për pasojë mbi 50 automjete kanë qëndruar në radhë, pa lëvizur në pritje.

Udhëtarëve nuk u është bërë asnjë komunikim përse ka ndodhur kjo ndalesë.

/abcnews.al