Ra nga skela, humb jetën tragjikisht 30-vjeçari në Gjermani

schedule19:41 - 11 Korrik, 2022

schedule 19:41 - 11 Korrik, 2022

Ijon Bushi, 30 vjeç ka humbur jetën tragjikisht në Gjermani.

Mësohet se 30-vjeçari ka rënë nga skela një javë më parë dhe nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Burime për Abcnews.al bëjnë me dije se ishte djalë i vetëm në një familje me 5 motra dhe jetonte vetëm me nënën, pasi motrat i kishte të martuara.

Nëna e tij ende nuk e ka marrë vesh lajmin tragjik.

Shokët e 30-vjeçarit kanë bërë gjithçka që trupi i tij të prehet në Shqipëri dhe janë duke mbledhur lekë që të sjellin trupin në Atdhe./Abcnews.al/  

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!