Qyteti meksikan legalizon seksin në publik

schedule15:41 - 22 Gusht, 2018

schedule 15:41 - 22 Gusht, 2018

Një qytet në Meksiko ka aprovuar ligjinj i cili lejon marrëdhëniet seksuale dhe aktivitetet ekzibicioniste në publik. Sipas hartuesve të kësaj ideje, ky ndryshim synon që të parandalojë padrejtësitë nga policia e Guadalaharës që të zhvasë çiftet të cilët “japin dashuri” njëri-tjetrit në publik.

Autoritetet përgjegjëse të qytetit e kaluan këtë kërkesë me versionin përfundimtar si: “Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose akteve ekzibicioniste të po kësaj natyre në vende publike, brenda makinave ose hapësirave private por me një pamje të hapur për syrin publik do të konsiderohen vepër administrative, vetëm kur qytetarët të kërkojnë ndëryrjen e policisë.”

Guadalupe Morfin Otero, politikanja e cila propozoi këtë ndryshim, citoi një sondazh që kishte kryer në një universitet, ku 90% e të intervistuarve kishin treguar se të paktën një herë kishin rënë pre e zhvatjes së policisë, të cilët i kishin konsideruar ata imoralë.
Ligjvënësit shpresojnë që ky ndryshim të bëjë të mundur që policia të fokusohet në krime më serioze./abcnews.al