Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Meksika “nderon” Botërorin/ Organizatorët mbyllin Grupin A si favoritë, mundën 3-0 Çekinë

schedule11:11 - 25 Qershor, 2026

schedule 11:11 - 25 Qershor, 2026

Meksika nderon “Botërorin 2026”, një pjesë të të cilit po e luan në shtëpinë e saj, duke mbyllur fazën e grupeve si një favorite e vërtetë.

Organizatorët e Kupës së Botës siguruan fitoren e tretë në po aq ndeshje të Grupit A, duke mundur 3-0 Çekinë dhe duke nxjerrë përfundimisht jashtë turneut skuadrën europiane.

Me kualifikimin e siguruar më parë, të zotët e shtëpisë e nisën ndeshjen të relaksuar.



Krejt i ndryshëm diskutimi për çekët. Presioni për një fitore që do t’I mbante në lojë për në fazën tjetër rëndonte në këmbët e lojtarëve dhe I detyronte ata të gabonin në frenetizmin e tyre për të shënuar.

Kjo bëri që pjesa e parë të mbyllej pa gola dhe me vetëm një goditje në katërkëndësh.

Pas pushimit, me ndihmën e entuziazmit të më shumë se 80 mijë tifozëve në stadiumin “Banorte” të Mexico City, meksikanët morën menjëherë frenat e lojës dhe në minutën e 55-të gjetën golin e epërsisë me Chavez Garcia.

Për reagimin e Çekisë nuk kishte kohë, pasi gjashtë minuta më pas, vendasit dyfishuan shifrat me Kuinjones.

Me fitoren në “xhep” meksikanët nisën festën ndërsa nderuan legjendën e tyre të portës Guilerme Ochoa. Portieri 41 vjeçar u hodh në fushë si zëvendësues për debutimin e tij në Botërorin e gjashtë në karrierë.

Festa e Meksikës u plotësua në shtesë kur Fidalgo shnëoi edhe golin e tretë për triumfin e të zotëve të shtëpisë dhe dështimin e Çekisë.

Në këtë mënyrë meksikanët mbyllin në perfeksion fazën e grupeve, me tre fitore, 6 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!