VIDEO/ Qytetari i ankohet Ramës: Më ka humbur gruaja

schedule20:37 - 2 Dhjetor, 2019

schedule 20:37 - 2 Dhjetor, 2019

Kryeministri Edi Rama teksa ka takuar qytetarët e dëmtuar nga tërmeti që goditi vendin, dëgjoi edhe shqetësimin e pazakontë të një burri i cili e ka tensionuar kryeministrin.

Rama: Çfarë ke mo vlla, çfarë ke., leje mo leje te afrohet?”

Rama: Ça t’kan Bo?

Qytetari: Më kanë marrë gruan ma kanë çuar në Golem.

Rama: Gruaja paska qënë me e zgjuar se ty. Mkan marë gruan ma kanë çuar ne Golem thotë, o zot…o zot.

Pas publikimit të videos ka reaguar korrespondenti i “Abc News” në Lezhë, Gjergj Figuri i cili shkruan: “Personi që flet është nga Lezha dhe është me probleme te shendetit mendor. Ju siguroj se ai eshtë ne hall sepse bashkshortja e tij nuk eshte ndonje intelektuale, por person qe i kane thene hip ne autobuz dhe është bindur sepse nuk kupton me shume. Sjellja e Kryeministrit është abuzive dhe aspak e hijshme”.

/abcnews.al