“Qindra shqiptarë mbeten rrugëve në Greqi”, apeli i aktivistes: Të merren masa, do përballen edhe me gjoba

schedule10:39 - 3 Prill, 2020

schedule 10:39 - 3 Prill, 2020

Në një lidhje për Abc News nga Athina ishte Elona Kataro, aktiviste e komunitetit shqiptar në Greqi. Ajo foli për situatën e vështirë në të cilën ndodhen shumë shqiptarë në shtetin grek.

Aktivistja tha se mbyllja e kufirit i la ata në Greqi, mirëpo nga ana tjetër do të përballen edhe me gjobat e vendosura nga autoritetet greke për shkak të kalimit të afatit të vizës së tyre.

“Menduan të ktheheshin në shtëpitë e tyre por papritur kufiri u mbyll. Ky është një nga vendimet më absurde.  Nuk e kuptojmë faktin se këta shtetas shqiptarë të ngelen rrugëve.

Jemi në kontakt të vazhdueshëm edhe me pikat kufitare në Kakavijë dhe Kapshtincë, edhe me ministrinë  e Jashtme më Greqi, dhe na kanë thënë që sot që flasim nuk ka falje gjobash. Kryeministri Ei Rama ka deklaruar se do të falen gjobat, por në Greqi nuk do të ndodhë kjo. Autoritete greket janë shprehur se mund ti drejtohemi me një e-mail që të sqarojmë se jemi në karantinë. Një shtetasi shqiptar që i mbaron viza dhe është në karantinë pasi një i afërm  ka shfaqur shenja mund të dërgojë një e-mail dhe ti thotë se nuk ka mundësi të udhëtoj. Dhe pastaj e të dalë nga karantinë duhet të ndjekë një procedurë tjetër që të shtyjë afatin e vizës.

“Ka shumë fëmijë të cilët kanë sjellë prindërit e tyre për arsye të ndryshme. Dhe ata tani kanë zgjedhur të mos i kthejnë në kufi sepse kanë merak për gjendjen e tyre. Ne nuk flasim për këtë kategori, por flasim për njerëz që kanë shqetësime të mëdha. Nuk bëhet fjalë për emigrantë që duan të kthehen me pushime”, deklaroi aktivistja, teksa bëri apel që duhet të merren masa, pasi me qindra shqiptarë kanë mbetur rrugëve në Greqi./abcnews.al