Qeveria e Kosovës në mbledhjen e kësaj të hëne ka miratuar nisjen e negociatave për eliminimin e tatimit të dyfishtë me Malin e Zi.
Kjo marrëveshje përmban gjithsej 21 nene që do të lehtësojnë ekonominë në mes të dy shteteve.
Kryeministri Avdullah Hoti në fjalën e tij në mbledhjen e qeverisë deklaroi se kjo marrëveshje ka për qëllim ‘Eliminimin e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiscal lidhur me tatimin në të hyra dhe kapital’, nëpërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Duhet përkujtuar që në Kosovë deri më tani janë 16 marrëveshje për eliminimin e tatimit të dyfishtë./abncews.al