Qeveria marrëveshje me SHELL për kërkimin e naftës në Shpirag

schedule10:12 - 20 Shkurt, 2018

schedule 10:12 - 20 Shkurt, 2018

Qeveria shqiptare firmos marrëveshjen me kompaninë SHELL për kërkimin e naftës në Shpirag të Beratit.

Në fjalën e tij kryemisnitri Rama theksoi se rezerva e naftës së Shpiragut mund të transformojë jo vetëm zonën, por edhe Shqipërinë.

Kryeministri u shpreh shpresplotë për të ardhmen e sektorit të naftës dhe gazit në vendin tonë.

Rama: Legjenda thotë se mali i Shpiragut me 23 brinjët e tij të murrme është krijuar nga dyluftimet që kanë bërë dy vëllezërit Tomorri e Shpiraku për një vajzë. Ndër shekuj kjo zonë është njohur pasuri të panumërta natyrore, shumica e të cilave qëndrojnë të fjetura. E tillë është dhe rezerva e naftës së Shpiragut që mund të transformojë jo vetëm zonën, por edhe Shqipërinë, dita e sotme e shënuar drejt së ardhmes. Marrëveshja konkretizon një interes më shumë se 20 vjeçar qëkur SHELL u shfaq në 1994 në vendin tonë për t’u larguar pas trazirave të 3 viteve më pas.

Sot ne më të drejtë jemi shpresplotë për të ardhmen e sektorit të naftës dhe gazit në vendin tonë.

Negociata më shumë se dyvjeçare të kompanisë SHELL

Mbështetje për zhvillimin e bizneseve të vogla në zonë.

Tani kemi marrëveshje që është garanci e qartë për përfitim reciprok në interes të kompanisë dhe popullit shqiptar.

Marrëveshja është rezultat i një procesi dhe interesi të ndërsjelltë për të arritur në një proces ku jo vetëm garantohen përfitime reciproke, por edhe realizimin e 100 vende të punës.

I hapim rrugë një investimi të ri të huaj në vendin tonë dhe shpresojmë që kjo marrëveshje e rrit më shumë praninë e hollandës si një vend nga ku vjen një sasi e konsiderueshme investimesh të huaja, kjo do të vlejë që Shqipëria të shikohet në Hollandë e plotë ashtu siç është dhe jo e pjeshme që këtu nuk ka gjë tjetër veç krimit të organizuar. Shqipëria sot garanton qartësi, transparencë dhe drejtësi në marrëdhëniet mes qeverisë e investitorëve të huaj.

Ndërsa ministri Gjiknuri e vlerësoi si një investim të madh të huaj në Shqipëri që do të ketë ndikim në ekonomi dhe infrastrukturë.

“Ka impakt në ekonomi e infrastrukturë” -tha Gjiknuri.

Kompania e mirënjohur SHELL nis kërkimin edhe në Bllokun 4 dhe vijon programin e zbulimit të naftës, mbi bazën e pritshmërive të larta që jane krijuar nga kërkimet e deritanishme në Blloqet 2 dhe 3.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!