Më 1 shkurt, në Kosovë ka hyrë në fuqi një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës për operacionet me para të gatshme që parasheh përdorimin vetëm të valutës euro, vendim që ka rritur shqetësimet e serbëve lokalë, të cilët përdorin dinarin serb.
Megjithatë, Qeveria e Kosovës tha se zbatimi i rregullores do të bëhet përmes një tranzicioni të lehtësuar.
Ndërsa Komuniteti ndërkombëtar kërkoi që Kosova të shtyjë zbatimin e këtij vendimi, duke argumentuar se ai “ngre shqetësime në lidhje me ndikimin në veçanti në komunitetet me shumicë serbe”.
Ambasadori Albert Prenkaj në emisionin “Ballkan Update” në “ABC News” Prenkaj foli për vendimin për pezullimin e dinarit.
Gjatë kësaj interviste ai tha se ky vendim dëmton imazhin e Kosovës dhe se kërcënon marrëdhëniet me aleatët.
“Vendimi për dinarin ka për synim të krijojë probleme”, u shpreh ai, duke shtuar: “Përpjekja e Serbisë është që ta barazojë Kosovës me periudhën e Millosheviçit. Ky vendim për dinarin na fut në të njëjtën peshore, në një nga periudhat më të këqija për periudhën e largimit masiv të popullatës shqiptare, tek krimet ndaj njeriut. Këtu ka shkuar diskursi i qeverisë së Serbisë dhe në anën tjetër, qeveria e Kosovës po ia mundëson këtë, po i jep argumente”, ka thënë ndër të tjera ai.
Sipas tij paralajmërimet e DASH janë të qarta, pasi qeveria Kurti ka treguar sjellje amatoreske. Në duhet t’i rikthehemi koordinimit me SHBA.
/abcnews.al/