Pa mundur të formojës humicën i vetëm, me gati 9 % më pak mbështetje se zgjedhjet e kaluara Albin Kurti është më i pashpresë se kurrë për ta drejtuar vendin dhe për të mos rrezikuar një kolaps politik.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka insistuar se do ta formojë qeverinë e re, por ky duket si një ekuacion me shumë të panjohura sepse ai nuk ka treguar se me kë do bashkëpunojë, ndërsa partitë opozitare po presin fundin e procesit të numërimit.
Megjithatë, me rezultatet aktuale, VetëVendosje ka 46 maksimumi 47 deputetë. Sipas matjeve të realizuara, votat e diasporës mund t’ia shtojnë partisë në pushtet deri në dy deputetë, ose maksimum tre nëse arrijnë të marrin mbi 70% të votave nga diaspora.
Megjithatë, kjo duket e vështirë që sërish të jetë e mundur për Vetëvendosjen ta krijojë qeverinë e vetme. Diskutimet e ndryshme në studio e rrjete sociale kanë qenë për ‘kontrabandë deputetësh”, megjithatë të gjitha mbeten të pakonfirmuara.
Madje, kreytari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, aludoi se Fatmir Limaj me deputetët e tij mund t’i bashkohen VV-së, por per ABC Neës kreu i Nismes konfirmoj se nuk ka asgje konkrete nga keto diskutime.
Edhe pjesa tjeter e opozites deri më tani nuk ka shprehur gatishmëri për koalicon me VV-në. Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, ka deklaruar një ditë pas zgjedhjeve, se nuk pranojnë koalicion me partinë në pushtet.
I të njëjtit mendim ka qenë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Lumir Abdixhiku, kreu i LDK, në një konferencë për mediat tha se rezultati i partisë së tij nuk ka qenë në nivelet që kanë pritur, edhe pse ka pasur rritje. Llogaritë politike në këtë moment peshojnë shumë, duke marrë parasysh se sfida e rradhës është zgjedhja e Presidentit të ri të Republikës./abcnews.al