Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Qepët, sa ura e Mesit/ Postribë, traditë dhe rekord: Vargu 110 metra i gjatë

schedule15:27 - 8 Korrik, 2026

schedule 15:27 - 8 Korrik, 2026

Një varg qepësh me gjatësi 110 metra, sa vetë shtrirja e Urës së Mesit, është vendosur këtë të mërkurë mbi monumentin historik, një simbolikë e veçantë për një nga traditat më të hershme bujqësore të Postribës.

Kjo nismë është ideuar nga fermeri Kujtim Plangaj, si përmbushje e një premtimi të bërë tre vite më parë, me synimin për të promovuar kultivimin e qepës, një traditë bujqësore që në këtë zonë trashëgohet prej rreth tre shekujsh.

Për realizimin e vargut gjigant u angazhuan banorë të zonës dhe të rinj të “Act4Shkodra”, të cilët kontribuuan vullnetarisht në përgatitjen dhe vendosjen e kësaj vepre simbolike.



Vetë ideatori i kësaj nisme e cilëson realizimin e saj një moment të veçantë, jo vetëm si një promovim të traditës së kultivimit të qepës në Postribë, por edhe si një mënyrë për të tërhequr më shumë vëmendjen e vizitorëve drejt Urës së Mesit dhe zonës përreth.

Për përgatitjen e vargut gjigant, që peshon rreth 1.2 tonë, Plangaj punoi për pesë ditë, duke bashkuar në një simbol të vetëm një traditë të vjetër të zonës dhe një përpjekje për ta sjellë atë më pranë vëmendjes së turistëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!