“Qëndrimi duhet të jetë i qartë 10 ditët e ardhshme”, analisti: Ja si e sanksionoi SHBA, Albin Kurtin

schedule16:40 - 8 Korrik, 2023

schedule 16:40 - 8 Korrik, 2023

Për analistin Fatmir Sheholli, SHBA e sanksionoi Albin Kurtit kur vendosi të mos i japë fjalën në festën e Amerikës, e cila u mbajt në ambasdën amerikane në Prishtinë.

“ Z.Kurti është i sanksionuar, për atribimin publik, vecanërisht në ambasadën amerikane. Merre me mend kur një kryeministër shkon në ambasadë dhe nuk i lejohet asnjë minut fjalim, në këtë rast Osmanit iu dha mundësia për të thënë dy tre fjalë, sepse SHBA është aleatja jonë. Ky është sanksion i drejtpërdrejtë i SHBA ndaj Kurtit” -u shpreh Sheholli, në një bisedë me gazetaren Linda Karadaku, në “Ballkan Update”.

Ndër të tjera ai tha se BE nuk ka më kohë për të humbur, për shkak të konferencës së donatorëve e cila pritet të mbahet në nëntor.

“Nuk ka datë të caktuar nga Escobar e Lajcak, por e kemi kuptuar që BE nuk ka më kohë për të humbur e ndaj duhet që për të arritur në atë konferencën e donatorëve, e parashikuar në nëntor, duhet që të kryhen të gjitha cështjet. Edhe nëse fillojmë tani shtensionimin na duhet mbi një muaj për datën e zgjedhjeve në 4 komuna e më tej formimi i asociacionit na fut në nëntor. Ndaj kërkohet të dihet qartazi ku qëndrojmë. Nëse Kosova nuk i përfill këto këshilla të SHBA e BE nuk mbetet gjë tjetër përvec se të na fusë edhe SHBA në lista të padëshiruar të njerëzve. Qëndrimi i Kurtit duhet të jetë i qartë në 10 ditët e ardhshme. Edhe Serbia duhet ta pranojë të pranojë që marrëveshja e Ohrit duhet të jetë e realizueshme për ta edhe pse nuk e ka nënshkruar, por e ka pranuar verbalisht. Ndryshe edhe ata mund të gjenden nën sanksione.”tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!