Si ndryshoi opozita, nga djegia e mandateve te deklaratat për arrestimin e Gjiknurit

schedule22:34 - 14 Janar, 2020

schedule 22:34 - 14 Janar, 2020

Në shkurt të 2019, opozita vendosi të heqë dorë nga mandatet e saj parlamentare për t’ia kthyer ato shqiptarëve me arsyetimin se me Edi Ramën ishte e pamundur të zhvilloje një proces të rregullt zgjedhor. Kërkesa për largimin e Edi Ramës dhe arrestimi i ministrave të qeverisë që sipas demokratëve ishin përfshrië në vjedhje të votave u kthyen në kushtet e opozitës për tu rikthyer në sistem.

 

Refuzimi i kushteve nga shumica, detyruan opozitën drejtë një akti të paprecedentë siç ishte ai i bojkotit të zgjdhjeve vendore të 30 qershorit.

Pasi morën drejtimin e të gjithë bashkive të vendit, por dështuan të merrnin një përgjigje pozitive për çeljen e negociatave, shumica i ofroi një vend në tryezën e reformës zgjedhore Partisë Demokratike, edhe përse jashtë parlamentit. Kërkesa e firmosur nga Damian Gjiknuri në atë kohë për Lulzim Bashën ishte një provokim.

“Nuk mund të fshihemi pas provokimeve të rënda siç është ai i ftesës” tha Basha.

Kushtet e listuara nga Bundestagu u përdorën nga opozita si një plarformë kërkesash në drejtim shumicës. Por edhe përse të gatshëm për bashkëpunim demokratët e refuzuan sërish uljen me Damian Gjiknurin duke kërkuar që reforma të drejtohej nga një strukturë ndërkombëtare.

E marta e kësaj jave shënoi edhe kthesën e fortë në qëndrimet e opozitës. Lulzim Basha dhe aleatët e tij në një takim surprize mes tyre pranuan të ulen në një tryezë me Damian Gjiknurin me kushtin që të tjera kërkesa do të plotësohen nga shumica.

“Ka qenë një mekanizëm gjithëpërfshirës dhe transparent. Miratimin me konsensus jashtë parlamentit dhe komisioni të çdo propozimi të reformës zgjedhore”, theksoi Basha.

Por për dy ish-nënkryetarët e  PD, Astrit Patozi dhe Jozefina Topalli kjo kthesë e fortë e opozitës lidhet me Lulzim Bashën. “Ja kështu, pasi pushoi” çështjen gjykata”, rikthehen përsëri në krahët e njëri – tjetrit”, deklaroi Topalli, ndërkohë që Patozi e shoqëroi me ironi të fortë reagimin. “Përshëndes dorëheqjen e Edi Ramës, më në fund një lajm i shumëpritur për qytetarët shqiptarë. Përshëndes dorëheqjen e parevokueshme të Edi Ramës, kryeministrit të qeverisë së krimit dhe të drogës, që i hapi rrugë dialogut kontruktiv mes maxhorancës me opozitën parlamentare dhe atë jashtëparlamentare për të mirën e Shqipërisë. Që prej sot gjithçka është e mundur.

Nga 14 janari, reforma zgjedhore do të zhvillohet jashtë institucionit të parlamentit deri në momentin që drafti të jetë gati dhe procedurisht të miratohet në Kuvendin e Shqipërisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!