Qëllohet me armë n/stacioni 110 kv te Uzina e Traktorëve 

schedule14:10 - 1 Janar, 2018

schedule 14:10 - 1 Janar, 2018

Për ndërprerjen e energjisë elektrike mbrëmjen ndërrimit të viteve, ku shumë zona të Tiranës mbetën pa energji elektrike, Operatori i Sistemit të Transmetimit ka depozituar një denoncim në polici. Sipas njoftimit zyrtar të OST-së ishte qëlluar me armë zjarri, në drejtim të nënstacionit pranë Uzinës së Traktorëve dhe ky ka qenë edhe shkaku i ndërprerjes së energjisë elektrike. Për disa orë ka dalë edhe jashtë funksionit linja e transmetimit 110 kV të OST-së. Për ngjarjen, OST ka bërë denoncim në polici në komisariatin nr 4, pasi të dhënat paraprake tregojnë se linja e OST është goditur me armë zjarri./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!