Qëllohet me armë autobusi i ekipit nigerian, raportohet për disa të plagosur

schedule16:14 - 8 Dhjetor, 2023

schedule 16:14 - 8 Dhjetor, 2023

Sipas asaj që raportohet nga mediat e huaja, persona të panjohur kanë nisur të qëllojnë në drejtim të autobusit të Sunshine Start, ekip nigerian, kur ai ishte nisur për në Benin në prag të ndeshjes kundër Insurance këtë fundjavë.

Sipas raportimeve të para, që nga sulmi, ende nuk janë zbardhur qëllimet e autorëve të këtij krimi. Gjithashtu thuhet se ka të lënduar nga të shtënat me armë, dhe disa janë në gjendje të rëndë.

“Ekipi ynë u sulmua disa minuta më parë ndërsa po udhëtonte për të luajtur në Beni këtë fundjavë”, tha klubi në një deklaratë të enjten mbrëma.

“Nuk dihet ende numri i saktë i të plagosurve. Raportohet për dëmtim të rëndë të djalit që mban topat, trajnerit dhe anëtarëve të stafit teknik, por edhe lojtarëve”, thuhej në deklaratë./h.ll/abcnews.al