Punimet në Unazën e Re, OST stakon nesër energjinë në këto zona të kryeqytetit

schedule10:23 - 19 Shtator, 2023

schedule 10:23 - 19 Shtator, 2023

Ditën e nesërme disa zona të kryeqytetit do të mbeten pa energji elekrike nga ora 07:00 deri në orën 14:00.

Kjo për shkak të punimeve që po kryhen në Unazën e Re në zonën e Freskut.

Pjesërisht pa energji do të mbeten zonat në, Dajt, Babrru, Tufinë, Tujan, Ferraj, Carrë, ISHP, IKV, rruga “Sotir Caci”.

Njoftim për abonentët Tiranë

Stakim, 20 shtator

Me kërkesë të OST  e cila do të stakojë energjinë për masë sigurie në linjën 110kV Tirana 1 220kV – Traktora, për shkak të punimeve për ndërtimin e Unazës së Re në zonën e Freskut, gjatë intervalit kohor 07:00- 14:00 do të mbeten pa energji këto zona në Tiranë:

Pjesërisht: Dajt, Babrru, Tufinë, Tujan, Ferraj, Carrë, ISHP, IKV, rruga “Sotir Caci”./abcnews.al