“Që Rama gënjen nuk është lajm”, kundërpërgjigjet kryeministri: Meta e ka shkruar vetë

schedule15:09 - 22 Maj, 2020

schedule 15:09 - 22 Maj, 2020

Kryeministri Rama vazhdon replikat në distancë me presidentin e republikës Ilir Meta.

Së fundmi përmes një statusi në twitter, Rama i është kundërpërgjigjur presidentit, pas deklaratës së këtij të fundit se, kryeministri gënjen kur thotë se nuk ka marrë asnjë platformë për integrimin.

LEXO edhe: Meta: Gënjeshtra e Ramës nuk është lajm, platforma ka shkuar te ambasadorja me 8 prill

“Që unë s’gënjej IM e ka shkruar vetë, se unë nuk quhem Yuri Kim dhe s’di që Ambasadorja e SHBA të mbulojë edhe shërbimin postar + po t’i kisha marrë ato pika do i kisha shkruar pse më duken si pika vaji e uthulle që duhen ndarë, se ndryshe thyhet ena e Kushtetutës&Integrimit😊”, shkruan Rama./abcnews.al