Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Putin vizitë zyrtare në Kinë më 19-20 maj, takim me Xi Jinping

schedule08:49 - 16 Maj, 2026

schedule 08:49 - 16 Maj, 2026

Presidenti rus, Vladimir Putin do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kinë nga 19 deri më 20 maj, me ftesë të presidentit kinez, Xi Jinping.

Vizita vjen në një moment kur marrëdhëniet mes Moskës dhe Pekinit vazhdojnë të forcohen në nivel politik, ekonomik dhe strategjik. Putin dhe Xi janë takuar më shumë se 40 herë gjatë viteve të fundit, ndërsa takimi i tyre më i fundit u zhvillua në Pekin në shtator të vitit të kaluar.

Dy liderët nënshkruan në shkurt të vitit 2022 një marrëveshje për partneritet strategjik “pa kufizime”, vetëm pak javë përpara nisjes së operacionit ushtarak rus në Ukraine.



Vizita e presidentit rus në Kinë pritet të fokusohet në bashkëpunimin ekonomik, energjinë, tregtinë dhe çështjet ndërkombëtare, ndërsa Perëndimi vijon të monitorojë nga afër afrimin mes dy fuqive globale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!