Putin takohet me homologun sirian Assad: Lufta ndaj terrorizmit drejt fundit

schedule09:39 - 21 Nëntor, 2017

schedule 09:39 - 21 Nëntor, 2017

Presidenti rus Vladimir putin është takuar në Soci me homologun e tij sirian Bashar Al Asad në Soci. Kreu i Kremlinit deklaroi se luftës kundër terrorizmit po i vjen fundi

Lufta ndaj terrorizmit në Siri është drejt fundit. Ka qenë kjo deklarata e presidentit rus Vladimir Putin gjatë takimit në Soci me Bashar Al Assad. Gjatë takimit surprizë, lideri i Kremlinit shtoi se procesi politik në Siri duhet të ndodhë nën kontrollin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara duke uruar që OKB të ketë një rol aktiv. Asad nga ana e tij theksoi se mirëpriste këdo që ishte realisht i interesuar për një zgjidhje politike në Siri.

Presidenti rus më pas uroi Asad për rezultatet e arritura në Siri në kuadër të luftës kundër terrorizmit, për faktin se populli sirian po kalon momente shumë të vështira dhe po i afrohet mundjes përfundimtare dhe të paevitueshme të terroristëve. TAkimi i dy liderëve ndodhi në prag të një samiti tre palësh mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit pikërisht për krizën siriane

Lideri i kremlinit theksoi se ka ende shumë rrugë për të bërë para një fitoreje totale ndaj terroristëve por puna e përbashkët në këtë luftë është drejt përfundimit. Sipas tij pika tjetër më e rëndësishme mbetet ajo e cështjeve politike duke u shprehur i gatshëm për bashkëpunim me këdo që dëshiron paqen dhe një zgjidhje të konfliktit

Që ka nga fillimi i ndërhyrjes ruse në Siri në 2015-ën, shumë zona ë vendit janë liruar nga terroristët, sipas Asad dhe ata që u detyruan të arratiseshin tashmë janë rikthyer në Shtëpitë e tyre.

Pas bisedës me Asad, Putin deklaroi se do të fliste dhe me emirin e Katarit, presidentin amerikan Donald Tramp si dhe me liderët e lindjes së mesme./abcnews.al